Rrëzohet aksidentalisht dritarja dhe bie mbi foshnjën dy muajshe. E mitura në gjendje të rëndë në spital

Korçë – Ngjarje e trishtë në Korçë. Një foshnje vetëm dy muajshme ka përfunduar në spital si pasojë e plagosjes aksidentalisht nga rënia e dritares.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:35.

Në Spitalin e Korçës, është dërguar nga prindërit e saj për mjekim, një foshnjë rreth 2-muajshe që dyshohet të jetë lënduar aksidentalisht në banesën e saj, si pasojë e rrëzimit të një dritareje.

E mitura ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Burime nga vendngjarja informuan për Noa.al se nëna bashkë me vajzën kanë qenë të ulura në divan kur dritarja u ka rënë përsipër. Fatkeqësisht objekti ka goditur të miturën. ndërsa nëna nuk ka pësuar asgjë.