Rrëzohet helikopteri ,përfundon në thellësinë e liqenit, të zhdukur gra, e fëmijë.

Një helikopter turistik me 16 persona brenda në bord, është rrëzuar në një liqen në Lindje të Rusisë.

Deri më tani, thuhet se 8 persona kanë mundur të mbijetojnë, ndërsa 8 personat e tjerë, përfshirë gra e fëmijë, janë ende të zhdukur.

Helikopteri thuhet se ka rënë në një thellësi prej 100 metrash në Liqenin e quajtur Kuril.

Ekipet e kërkim shpëtimit ndodhen në zonë dhe po kërkojnë për personat e pagjetur, ndërkohë, sipas autoriteteve është ende e paqartë arsyeja e rrëzimit të helikopterit.