Rritet sërish çmimi i naftës, nga sot shkon në 226 lekë/litri

Çmimi i naftës do të ndryshojë sërish ditën e sotme. “Monitor” ka mësuar se duke filluar nga ora 6 e pasdites çmimi i naftës me pakicë do shitet për 226 lekë/litri nga 219 që ishte deri më tani. Bashkë me çmimin e naftës do rritet edhe benzina pasi nëse deri më tani tregtohej 205 Lekë/litri nga sot do të tregtohet për 209 lekë/litri. Ndërsa vetëm çmimi i gazit do mbetet i pandryshuar pasi 115 Lekë /litri është çmimi më i lartë i regjistruar ndonjëherë.

Ndërsa vlen të thuhet se çmimi i naftës në bursë ka kapur vlerën e 106.4 dollarë për fuqi një rritje e ndjeshme krahasuar me 8 prillin kur vlera ishte vetëm 100 dollarë për fuqi.