RUANI FËMIJËT NGA TIK-TOK, 9-vjeçari desh humbi jetën pasi provoi sfidën më të re që po qarkullon

Një djalë nëntë vjeçar në Skoci pothuajse vdiq pasi gëlltiti magnetë të vegjël si pjesë e një sfide të re në Tik-Tok.

Jack McGeoch u dërgua menjëherë në spital pasi kishte dhimbje të forta në bark dhe të vjella, raporton Daily Mail.

Nëna e tij Carolann tha se një skanim me ultratinguj zbuloi se “diçka po e bllokonte zorrën e tij”, dhe Jack që më vonë pranoi se kishte gëlltitur magnet dhe se iu nënshtrua menjëherë ndërhyrjes kirurgjikale.

Nuk dihet se cila ishte sfida, por aktualisht ka një numër videosh në aplikacionin e videove të shkurtra që tregojnë adoleshentët që vënë topat në gojën e tyre për të krijuar iluzionin e shpimit të gjuhës dhe buzëve.