Rusia lëshon raketa balistike në detin e Japonisë, zbardhen detajet e fundit çfarë po ndodh

Nëndetëset ruse kanë lëshuar raketa balistike në Detin e Japonisë gjatë stërvitjeve, sipas ministrisë së mbrojtjes në Tokio.

Ministria raportoi se dy nëndetëset e Rusisë lindore, Petropavlovsk-Kamchatsky dhe Volkov, qëlluan një objektiv me raketa lundrimi Kalibr ndërsa kanë publikuar edhe pamjet e lëshimit të raketave.

Situata mes Moskës dhe Tokios vazhdon të jetë e tensionuar. Japonia i është bashkuar sanksioneve të ashpra perëndimore dhe ka mirëpritur disa qindra ukrainas që janë larguar për ti shpëtuar agresionit rus si dhe ka dërguar ndihma ushtarake jo-vdekjeprurëse.

Ukraina prej gati dy muajsh ndodhet nën bombardimet ruse të cilat deri më tani kanë shkaktuar mijëra viktima mes të cilëve edhe fëmijë.

Si pasojë e sulmeve të nisura nga Rusia që nga 24 shkurti e deri janë shkatërruar disa qytete dhe fshatra.

Mediat e huaja kanë publikuar foto nga orët e fundit të luftës, si një mënyrë për të bërë një përmbledhje rreth asaj që po ndodh në Ukrainë.

Nga pamjet shihen njerëz që po largohen, zhvillimin e ceremonive të varrimit për të vrarët, mbledhjen dhe grumbullimin e shisheve boshe për krijimin e bombave molotov, etj.

Ndërkohë deri më tani nuk ka asnjë shenjë se kur do të marrë fund një gjë e tillë.