




Plani për të aplikuar për futjen në NATO, ka bërë që Finlanda t’i mendojë mirë pasojat
Nën kryeqytetin Helsinki ndodhet një rrjet i madh bunkerësh bërthamorë, që mund të strehojë rreth 900 000 persona, në rast se Rusia i kthen në realitet kërcënimet e saj për ta “rrafshuar Finlandën për 10 sekonda”.
Një zyrtare e Bashkisë së Helsinkit tha për “Daily Mail”: “Si vend neutral, gjithmonë e kemi ndjerë nevojën për të mbrojtur veten dhe këtë gjë kemi bërë.
Bunkerët nëntokësorë i kemi nga eksperienca jonë gjatë Luftës së Dimrit dhe gjatë Luftës së Dytë Botërore.





Të gjithë kemi të afërm që kanë vuajtur nga këto trauma”. Rrjeti i bunkerëve nëntokësorë finlandezë përfshin lokale, terrene sportive, pista për makina kart dhe parkingje makinash.
Portat hyrëse për në bunkerët nëntokësorë janë shumë të trashë dhe e përballojnë fare mirë një shpërthim bërthamor.