Sa e dhimbëshme KOVlD i merr jetën edhe 22-vjeçares Gentiana Sherifi

Betejën me virusin e ka humbur edhe një 22-vjeçare nga Livoçi i Poshtëm i komunës së Gjilanit, Gentiana Sherifi. Njoftimi për vdekjen e saj është dhënë në rrjetet sociale.

Te nderuar vendas, me pikellim te thellë ju njoftojmë se ka nderruar jetë ne moshen 22 vjeçare mesa jonë, vajza e bijes sone (Shyhrete Jetish Rexhepit) Gentiana Sherifi. Ngushellime familjes Sherifi. Ndajme dhimbjen me ju’ – thuhet në njoftim.

Lajmi për vdekjen e Gentianës në moshë kaq të re, është pritur me dhembje jo vetëm nga familjarët e miqtë, po edhe nga qytetarët e Gjilanit.