Saimir Visha: Elsa Lila lirohet nga burgu, e gjitha një keqkuptim

Këngëtarja e njohur shqiptare, Elsa Lila e cila u arrestua më 16 mars si pjesë e një bande që merrej me trafikimin e drogës në Itali është liruar nga burgu ditën e sotme. Avokati Saimir Visha i cili është njëkohësisht edhe daja i këngëtares ka deklaruar për mediat se Lila është liruar nga burgu dhe sot ka drekuar me të. Ai ka treguar gjithashtu se të gjitha akuzat ndaj saj janê pushiar dhe se e gjithë ngjarja ka qenë një keqkuptim.

Jam kthyer sot nga Italia. Kam drekuar me të. Janë pushuar të gjitha akuzat. E gjitha një keqkuptim. Pafajësia e saj ka qenë që në momentet e para. Kam qenë me të. Më vjen turp që bashkëpunëtorët tanë, kanë vjellur vrer për Elsën.
Kujtojmë se sipas mediave italiane banda italo-shqiptare ku ishte pjesë edhe Elsa Lila përdorte një lokal në Acilia si bazën të operimit ku mbanin takime teknike për të menaxhuar trafikun e drogës në rrethe të ndryshme të Romës.