Sami Lushtakut i vdes djali i axhës në moshë të re

Sami Lushtakut i ka vdekur djali i axhës, Faruk Lushtaku.

Këtë e ka bërë publike vetë Lushtaku në Facebook.

Postimi Lushtakut:

Djali i agjës Faruku nga sot kaloi në përjetësi. Një djalë i fortë e më zemër të madhe, i dashur e i respektuar për të gjithë, nuk i bëri ballë sëmundjes nga e cila vuante. Pavarësisht saj, Faruku nuk u dorëzua asnjëherë duke qëndruar i fortë para sfidave të jetës. Ishte djalë shëmbull i urtësisë e mirësjelljes me të gjithë.

Do ta kujtojmë përgjithmonë me mall e dashuri.
Varrimi bëhet sot nga ora 17:00 në varrezat e lagjes Lushtaku!
SL