SantePlus spitali i TMERRIT! S’kanë fund denoncimet: Nuk të shërojnë, të heqin qafe!

Spitali SantePlus ka angazhuar së fundmi disa të ashtuquajtur “Vipa”, që t’i rregullojnë imazhin dhe të duket vërtet si një spital dhe jo si një godinë që nuk operon, por masakron njerëz.

Që prej publikimit të skandalit të parë, në redaksinë e JOQ, vijnë më shumë se dy denoncime në ditë për spitalin që u shtrëmbëron hundën qytetarëve dhe ua bën tupin me plagë pacientëve.

Së fundmi, dy qytetare kanë denoncuar për JOQ spitalin Santeplus duke i akuzuar ata për papërgjeshmëri dhe joprofesionalizëm.

Një qytetare shkruan se ka paguar në këtë spital për dhëmbët e mamit, por i janë vendosur vetëm implantet edhe pse i ka bërë të gjitha pagesat. “Ata punojnë pa fatura dhe janë mashtrues të cilët nuk të shërojnë, por të heqin qafe” – thotë ajo.

Ndërkohë një qytetare tjetër shkruan se ka bërë hundën në spitalin Santeplus, por sot nuk merr dot frymë edhe pse në fillim i thanë që kanali i frymëmarrjes është në rregull. Në lidhje me ndërhyrjet estetike, në redaksinë e JOQ ALBANIA kanë mbërritur disa denoncime për spitalin SantePlus dhe një pjesë e tyre janë publikuar në artikujt e mëparshëm.