S’dinë ende shkronjat e Abetares, Bora Muzhaqi: Fëmijët e klasës së 1-rë do mësojnë kodimin

Një tjetër perlë është lëshuar në Kuvend sot nga ministrja për Rininë dhe Fëmijët Bora Muzhaqi.

Duke qenë se për diellin nuk kërkonte dot ndjesë pasi ishte në sallë të mbyllur, politikat e saj ‘ekstremisht inovative’ kanë thyer çdo kufi në foltoren e Kuvendit teksa ajo ishte duke folur.

Ajo tha se kodimi do të përfshihet si lëndë shkollore që në klasë të parë. Sipas Muzhaqit, kjo politikë do i ofronte fëmijëve një të ardhme të sigurt.

“Fëmijët e klasës së parë do mësojnë kurrikulën e kodimit. Këta fëmijë bashkë me ata që ndjekin kodimin si lëndë ekstra kurrikulare do jenë ata që do hapin rrugën për Shqipërinë e teknologjisë për të konkurruar në mënyrë të denjë me bashkëmoshatarët europianë”, deklaroi Bora Muzhaqi ndër të tjera.