Se dimë ç’po ndodh me ta, por Mevlani fotografohet me vajzën më të “urryer” nga Ledjana!

Mevlan Shaba ishte nga konkurrentët më protagonist në ‘’Për’puthen’’. Ish-konkurrenti që është nga meshkujt që ka zhvilluar më së shumti takime u gjend mes ‘’dy zjarresh’’ kur dy vajzat me të cilat dilte njëkohësisht kishin filluar një ‘’garë’ me njëra-tjetrën dhe rivaliteti sa vinte e shtohej

Bëhet fjalë për Ledjanën dhe Antonelën, që po luftonin brenda programit për djalin që pëlqenin duke u shndërruar në ‘’armike’’ të njëra-tjetrës.

Si përfundim Mevlani zgjodhi Ledjanën por duket se ka përfunduar te Antonela.

Një fotografi e shpërndarë në rrjetet sociale tregon se dyshja po kalojnë kohë së bashku edhe pas kaq kohësh që programi ka përfunduar.

Antonela dhe Mevlani janë fotografuar teksa kanë darkuar së bashku në shoqërinë edhe të dy personave të tjerë.

Fotografia është shpërndarë nga të dy ish-konkurrentët.