Serbët i thonë Policisë tonë: A jeni përshëndetë me t’shpisë, kan me kukat nanat tuaja

Protestuesit serb në Veri të Kosovës kanë kërcënuar e provokuar rëndë pjesëtarët e Policisë së Kosovës

Në një video që po qarkullon dëgjohen kërcënimet e tyre ndaj policëve të Kosovës.
“Eh more djem a pe dini ku jeni ardhë, a jeni përshendet me t’shpisë, kanë me kukat nanat tuaja”, thotë njëri nga protestuesit.

Të tjerë madje tallen e qeshin edhe me armët e pjesëtarëve të Policisë.
“Kqyrjau dinamitin, hajt se bohet mirë”, thotë tjetër, shkruan Reporteri.net.
Policia e Kosovës prej dje ka nisur të zbatojë vendimin për zbatimin e reciprocitetit në targa.