Serbët provokojnë përseri: Autoblindat serbe lëvizin në zonë malore afër kufirit me Kosovën (Video)

Sot janë bërë shtatë ditë që nga bllokimi i rrugës për në Jarinjë nga serbët

Situata është ende e qetë por me tensione.

Gjatë këtyre ditëve janë bërë provokime të shumta nga ana e Serbisë, duke hyrë me aeorplane ushtarakë afër kufirit me Kosovën

Edhe Gjermania sot ka bërë thirrje që të ndalohen këto provokime nga të dy palët

Pjestarë të shumtë të Policisë së Kosovës po qendrojnë në Jarinjë ku dhe po mbajnë situatën nën kontrollë.

Provokimi i radhës nga ana e Serbisë ka qenë sot ku disa autoblinda janë parë duke lëvizur në zonën malore afër kufirit me Kosovën

Serbia ka vazhduar me provokime ndaj Kosovës.

Pas fluturimit të avionëve e helikopterëve në afërsi të kufirit në Jarinjë, Serbia i ka futur në funksion edhe tanket.

Mediat në Beograd kanë publikuar video të reja të lëvizjes së tankeve në zonë malore afër kufirit me Kosovën.