Sërish pula të ngordhura në bregdetin e Ranës së Hedhun, shpendët gjenden brenda një thesi që…

Janë gjetur sërish pula të ngordhura në bregdetin e Ranës së Hedhun në Shëngjin. Shpendët e ngordhur janë zbuluar në një thes, i cili ka dalë në sipërfaqe të rërës.

Disa javë më parë, por në këtë bregdet u gjetën qindra pula të ngordhura, që u hoqën më pas nga autoritetet.

Pula te ngordhura dolen ne breg te detit ne kete zone edhe pak jave me pare, ndersa u hoqen nga autoritetet.

Pavarësisht veprimeve që janë kryer në rastin e parë autoritetet nuk kane arritur të zbulojnë prejardhjen e këtyre shpendëve, që kanë në breg nga dallgët e detit.

Kjo ndodhi në periudhën kur u shfaq gripi i shpendëve në vendin tonë, ku ngordhën mijëra pula kryesisht në zonën e Durrësit.