Sezoni veror në Durrës/ Operatorët turistikë: Po marrim punonjës nga Azia dhe Serbia

Afro 30% e të punësuarve në hotele e restorante në Shqipëri do të jenë të huaj. Raportohet se sipërmarrësit në Durrës do të punësojnë të huaj nga Azia por dhe nga vendet e rajonit si Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Kosova.

Sipas Kryetarit të Dhomës së Tregtisë, Alban Isteri tha se mungesa e krahut vendas të punës i ka detyruar operatorët turistikë të punësojnë të huaj.

Më konkretisht ai është shprehur:

Ka prurje jo vetëm nga vendet e Azisë por dhe nga rajoni si nga Serbia e Maqedonia e Veriut dhe punonjës të Kosovës. Të huajt mund të zënë 20-30 për qind të të punësuarve. Pagat janë në bazë të profesionit, formimit profesional.
Ndërkohë, një menaxher i një hoteli në vijën e parë të plazhit të Durrësit ka thënë:

Këtë vit dhomat janë më të shtrenjta pjesa e shërbimeve më të shtrenjta, por rezervime kemi. Tregun ukrainas këtë vit e kemi mungesë, por do të zëvendësohet nga bjellorusët nga vende të tjera të rajonit.