Shau policët me ‘prag shtëpie’, Stresi na la ‘pa fjalë’ me reagimin e papritur

Arkimed Lushaj, i njohur ndryshe Stresi, shau me ‘prag shtëpie’ policët që i ndëprenë koncertin. Por me anë të një video në Instastory Stresi ka sqaruar që sharjet dhe revoltimin nuk e kishte me policët e thjesht por se sharjet shkojnë për shefat e tyre që japin urdhra, jo për policët.

“Përshëndetje të gjithëve, shpresoj të jeni mirë krejt. Kërkoj ndjesë të gjithëve për mbrëmë që nuk kemi mundur të performojmë. Arsyeja ishte policët, dhe e gjitha tema sot në TikTok u bë polic, polic, polic ai shau policët. Dëgjoni këtu çfarë po iu them, unë nuk kam frikë policët sepse policët nuk duhet t’i kesh frikë.

Por duhet t’i respektosh ata që janë polic të mirë, edhe në videot në TikTok unë kam thënë nuk kam punë me vëllezërit e mi koleg se këta janë si dora jonë, kupton? Marrin urdhra dhe vijnë, unë kam sharë ata që kanë dhënë urdhrin e madh.

Të vijnë dhe t’ia mbyllin artistëve 11 e 20 koncertin. Kaq kam thënë! Respekt për të gjithë policët që janë Shqiponja, në rrugë e kudo.Kam shumë shokë dhe ata e dinë që nuk e kam me ata. E kam shpjeguar edhe në videon live, unë e kam me shefat e mëdhenj”, u shpreh Stresi.