SHBA armatos Turqinë, “kthehet pllaka” për F16-tat: Rol konstruktiv për Ukrainën

Administrata Biden beson tani se një shitje e mundshme e avionëve luftarakë F-16 për aleatin e NATO-s, Turqinë, do të ishte në përputhje me interesat e sigurisë kombëtare të SHBA-së dhe gjithashtu do t’i shërbente unitetit afatgjatë të NATO-s. Një mesazh i tillë theksohet në një letër që Departamenti amerikan i Shtetit i ka drejtuar Kongresit, që sidoqoftë nuk e mbështeste hapur marrëveshjen.

Në muajin tetor, Turqia i bëri një kërkesë SHBA-së për të blerë 40 avionë luftarakë F-16 të prodhuar nga Lockheed Martin dhe gati 80 komplete modernizimi për avionët e saj ekzistues luftarakë.Presidenti Recep Tayyip Erdoğan tha muajin që shkoi se negociatat me Shtetet e Bashkuara po përparonin pozitivisht. Uashingtoni është përmbajtur deri më tani nga shprehja e ndonjë mendimi të hapur për shitjen, duke thënë se duhet të kalojë përmes procesit standard të shitjes së ar mëve. Shitja e ar mëve të SHBA-së për aleatin e NATO-s, Turqinë, u bë e diskutueshme pasi SHBA-ja e hoqi në mënyrë të njëanshme Turqinë nga programi i avionëve luftarakë F-35 pasi Ankaraja bleu sistemet raketore të mbrojtjes ajrore S-400 të prodhimit rus.

Washingtoni vendosi gjithashtu sanksione ndaj zyrtarëve të industrisë vendase të mbrojtjes. Megjithatë, pas rolit aktiv të Turqisë në përpjekjet për fundin e luftës në Ukrainë, mbështetjen pëe këtë vend dhe lidhjet e mbrojtjes Kievin, situata ka ndryshuar. Letra e përshkruante Ankaranë si hallkë të rëndësishme në kundërshtimin e influencave kedashëse në rajon e derguar më herët, por e bërë publike tani, nënvizonte se veprimet ndërshkuese të Uashingtonit ndaj Turqisë për blerjen e sistemeve ruse, përbëjnë një cmim të rëndë që tashmë është paguar.