SHBA s’gjen qetësi! Një person i armatosur plagos disa njerëz në një qendër tregtare

Policia në Karolinën e Jugut ka dhënë alarmin pas një incidenti me të shtëna në një qendër tregtare në Columbia që la të plagosur disa njerëz. Një person i armatosur thuhet se ka hapur zjarr brenda qendrës tregtare. “Konfirmojmë se ka disa të lënduar nga ngjarja dhe atyre u është ofruar ndihma e parë. Për momentin nuk dihet numri i të lënduarve”- tha Policia e Kolumbisë.

Informacionet e para flasin për më shumë se dhjetë të plagosur ndërsa nuk dihet numri i autorëve dhe fati i tyre. Oficerët e policisë kanë evakuuar qendrën tregtare (Columbiana Centre) dhe kanë rritur sigurinë e njerëzve.