Shefqet Krasniqi organizon dasëm përrallore për djalin, në lokalin ku menyja shkon deri në 45 euro

Një nga djemtë e hoxhë Shefqet Krasniqit, Jaseri, do të martohet këtë fundjavë, katër vite pasi ai kurorëzoi lidhjen e tij me fejesë.

7 maji (e shtunë) do të jetë data kur çifti do të kurorëzojnë dashurinë e tyre me martesë në një nga restorantet më luksoze të Prishtinës.

Familjarë të hoxhë Shefqet Krasniqit bëjnë të ditur se kjo dasmë do të jetë ndryshe nga dasmat që zakonisht mbahen e organizohen.

“Dasma do të jetë ndryshe, siç është me fe, ku gratë do të jenë në një restorant veçmas, dhe burrat në vend tjetër, duke qenë se nuk lejohet të jenë bashkë, por që dhëndri do ta shoqërojë nusen deri te salla ku janë mbledhur gratë”, thotë ky burim i afërt me familjen Krasniqi për Reporteri.

Por, nuk mjafton vetëm kjo, edhe shërbimi tek restoranti ku do jenë gratë e ftuara të kësaj dasme, do të kryhet po nga shërbyese gra.

“Edhe personat që do u shërbejnë të ftuarave, do të jenë patjetër gra, pasi nuk lejohet ndryshe me fe“, shtoi tutje ky burim.

Nga restoranti në fjalë, ku dhe do të jenë të pranishme gratë, kanë bërë të ditur se çmimi i menysë për dasma nis nga 29 deri ne 45 euro.