Shëngjini u përpi nga kufomat e pulave të ngordhura/ 60 MLN Lekë Elvis Mirit t’i groposte

Pak ditë më parë, ekskluzivisht në redaksinë e JOQ ALBANIA u dërguan foto të një masakre të ndodhur tek Rana e Hedhun në Shëngjin, ku bregdeti ishte mbushur me kufoma pulash të ngordhura.

Në vend që pulat të groposeshin, janë hedhur në thellësi të detit dhe dallgët kanë nxjerrë në breg kufomat e tyre duke shkaktuar kështu një katastrofë mjedisore të shndërruar në vatër infeksioni.

Pyetja që bie është, kush i ka hedhur pulat në det?

Tenderi me negocim të drejtpërdrejtë pa njoftim për këtë shërbim, i është dhënë kompanisë V.A.L.E Recycling të Elvis Mirit. Tenderi ka kaluar me disa Milionë Lekë më shumë edhe Fondin Limit.

Mbi 61 MILIONË LEKË me TVSH ka përfituar Miri në dorë nga institucioni në varësi të Frida Krifcës. Ky rast abuzimi me paratë e popullit u bë publik dhe i erdhi era me daljen në breg të detit të pulave të ngordhura nga gripi i shpendëve.

Kompania e Mirit është një nga të parapreferuarat e institucioneve shtetërore për dhënien e parave publike pa kriter e në shkelje me rregullat e Prokurimit Publik.

Pavarësisht tenderit abuziv, në këtë histori skandaloze të shpërdorimit të parave publike, është e zhytur thellë edhe ministrja e Bujqësisë Frida Krifca.

Kjo e fundit ka deklaruar në ekranet e televizioneve shqiptare se pulat janë groposur teksa monitoroheshin nga vetë ajo.

Pronari i kompanisë, Elvis Miri e ka të detyrueshme me ligj faktimin para SPAK pulat e kujt kompani vezësh ka hedhur në fund të detit.