Shenja që i bëri Abraham Mourinhos po bën xhiron e rrjetit

Roma fitoi mbëmjen e djeshme 1-0 ndaj Feynordit, finalen e Conference League. Në momentin vendimtar të ndeshjes, kur Roma po fitonte 1-0, sulmuesi anglez i Romës, Tami Abraham fitoi me përvojë një faull të çmuar pranë pankinës verdhekuqe.

Deri këtu gjithçka në rregull, por kamerat kapin momentin kur sulmuesi, nga toka i shtrirë, i shkel syrin trajnerit të tij, Jose Mourinhos, si për t’i treguar se nuk ka asgjë serioze dhe se thjesht po vonon lojën. Pamjet po bëjnë xhiron e mediave.