Sherr me shkopa druri e grushta për një parkim në Durrës

Një sherr për parkimin e makinave ka ndodhur ditën e sotme në Durrës. Mësohet se në afërsi të plazhit dy persona janë rrahur me shkopinj druri e grushta për parkimin e e makinave.

Njoftimi i policisë Durrës:

Më datë 01.05.2022, në orën 10.45, në afërsi të një lokali në Plazh Durrës, shtetasi E. M, 32 vjeç, është konfliktuar për parkimin e mjeteve me shtetasin A. A. Shtetasi A. A., e ka goditur me shkop druri ndërsa shtetasi E.M., e ka goditur me grushta. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po kryejnë veprimet për dokumentimin dhe sqarimin e rrethanave të konfliktit.