Sherr mes kunatave në Korçë, të dyja përfundojnë në polici

Sherri mes dy kunatave në Korçë ka patur nevojë për ndërhyrjen e policisë. Mësohet se një 30-vjeçare me iniciale S.T ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj kunatës së saj 43-vjeçare me iniciale A.T dhe të dyja janë proceduar penalisht.

Njoftimi i policisë

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë filluan procedimin penal në gjendje të lirë për veprën penale “Dhuna në familje”, për shtetasen S. T., 30 vjeçe, banuese në Korçë, pasi dyshohet se në banesë kjo shtetase ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj kunatës së saj shtetases A. T., 43 vjeçe. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.