Sherr pronësie në Sarandë! Babai dhe dy djemtë plagosen me mjete të forta

Mbrëmjen e sotme 3 persona janë paraqitur në spitalin e Sarandës me plagë të rënda. Mësohet se 3 personat i përkasin të njëjtës familje dhe plagët në trup i kanë të shkaktuara nga goditjet me sende te forta. Mësohet se i plagosur ka mbetur shtetasi Shaban Avduli, 62-vjeç i cili ka plagë në kokë të shkaktuara nga sende të forta, Florenc Avduli 37 vjeç, i cili ka marrë plagë në dorë, ndërsa i plagosuri tjetër, sipas mjekëve ka shembje brinjësh.

Ngjarja ka ndodhur ne Çuke, Sarandë dhe dyshohet se familja Avduli është përplasur me anëtarin e një familje tjetër për motive pronësie. Autori i kësaj ngjarje êshtë identifikuar dhe shpallur në kërkim ndërsa bëhet me dije se është person me precedentë të mëparshëm penalë.