Sherri në klubin e natës/ Publikohen fotot e autorit dhe 29-vjeçarit të plagosur në Sarandë

Janë publikuar fotot e dy të rinjve që u zunë mbrëmjen e sotme në një klub nate në Sarandë. I plagosur mbeti 29-vjeçari Dino Majko, pas një sherri me autorin Enivled Aliu, i cili sipas dëshmitarëve e ka qëlluar pesë herë me thikë Majkon.

Ai u dërgua me urgjencë në spital, por në gjendje të rëndë për shkak se ka humbur shumë gjak. Mësohet se i plagosuri është nisur drejt Spitalit të Traumës në Tiranë. Policia ende nuk ka sqaruar me detaje se çfarë ka ndodhur mes të rinjve.

Dini Majko.

Enivled Aliu.