Shfaqja e turpshme e policisë/ Marrin kameramanin mbrapa dhe sekuestrojnë jet-ski pas vdekjes së 7-vjeçares

Vdekja e 7-vjeçares ditën e djeshme në Potam të Himarës, nga skafi i policit, Arjan Tase, tronditi opinionin publik në Shqipëri. Pavarësisht paralajmërimeve të shumta të bërë nga mediat, se mjetet lundruese po rrezikojnë jetën e qytetarëve, sërish të përkëdhelurit e shtetit nuk pyesnin as për rregulla dhe as për ndërgjegjësim.

Pas ngjarjes së rëndë, u bë shkakrimi i të gjithë zinxhirit në Drejtorinë e Kufirit dhe Migracionit në Vlorë.

Mirëpo, propaganda dhe teatri i policisë është duke vazhduar edhe sot. JOQ ALBANIA ka siguruar pamjet se si një “tufë” zyrtarësh policorë, ndiqen nga mbrapa nga një kameraman, dhe ata po japin shfaqjen e radhës duke sekuestruar disa jet-ski.

Kjo shfaqje e turpshme, vjen, pasi një 7-vjeçare e pafajshme humbi jetën nga një skaf që nuk duhej të ishte në breg, por diku larg, atje ku e parashikon ligji.