Shkencëtarët britanikë: Kërpudhat mund të “flasin” deri në 50 fjalë me njëra-tjetrën

Shkencëtarët në Mbretërinë e Bashkuar kanë zbuluar se kërpudhat mund të “flasin” me njëri-tjetrin, madje kanë një fjalor të bollshëm. Rezultatet e studimit u publikuan të mërkurën në revistën Royal Society Open Science. “Ne zbuluam se gjuha kërpudhore i tejkalon gjuhët evropiane në kompleksitetin morfologjik”- thuhet në studimin, i cili u krye nga profesori i shkencave kompjuterike Andrew Adamatzky në UWE Bristol.

Për të zbuluar nëse kërpudhat komunikojnë vërtetë, Adamatzky, analizoi impulset elektrike të disa llojeve të kërpudhave: enoki, “fantazmë” dhe kërpudha vemje. Adamatzky e arriti këtë duke futur elektroda të vogla në fijet që përbëjnë rrënjët e organizmit të kërpudhave, të njohura si miceli. Më pas ai regjistroi rezultatet. Adamatzky zbuloi se impuleset elektrike shpesh ndodhnin në grupe, duke pasqyruar fjalorët njerëzorë dhe duke përdorur deri në 50 fjalë.