Shkodër/ Disa persona vjedhin këpucët e besimtarëve që falen në xhami

Një ngjarje e turpshme ka ndodhur në xhaminë tek ura e Bunës në Shkodër, pasi një qytetar raporton se romët kanë nisur të vjedhin këpucët e besimtarëve myslimanë që shkojnë në xhami për t’u falur. Nuk dihet saktësisht kur janë bërë fotot, pra nëse vjedhja është kryer gjatë ditës së premte kur besimtarët mblidhen për t’u falur, apo gjatë vakteve ditore.

Përmendim se aktualisht besimtarët myslimanë po agjërojnë edhe muajin e Ramazanit, kohë e cila shfrytëzohet edhe për kryerjen e adhurimeve në xhami.

“Kto romet po i vjedhin kepucet besimtareve musliman nderkohe qe falen ne Shkoder, xhamia tek ura e Bunes”- denoncon qytetari.