Shkoi për të blerë ujë/ Shqiptari përplaset për νdekje tek νijat e bardha në Itali

Gazmend Bushi, një murator shqiptar humbi jetën tr agjikisht në Itali. Sipas mediave italiane, 36-vjeçari po kalonte vijat e bardha në rrugën Viale Italia për të blerë një shishe ujë në një lokal, kur papritur u godit nga një Porsche me shpejtësi të lartë.

Bushi kishte dalë me miqtë e tij në Tarracën Mascagni teksa kishte lënë në shtëpi gruan bashkë me dy fëmijët e vegjël. Ai shoqërohej nga një mik kur po kalonte rrugën, teksa drejtuesi i “Porsche” e përplasi për v dekje duke e hedhur mbi 100 metra në asfalt. Gazment Bushi punonte murator në Itali në firmën e vëllait të tij. Bushi u transportua i gjallë në spital, por dëmtimi i rëndë në kokë ia bëri të pamundur mbijetesën.