Shkoi vetë në spital, kush është 28-vjeçari që mbeti i plagosur në Shkodër

Edis Reçi është 28-vjeçari i cili mbeti i plagosur nga të shtënat me armë zjarri mbrëmjen e sotme në lagjen “Perash” të Shkodrës. Në media thuhet se i riu ka marrë një plumb në gjurin e djathtë. Për fat të mirë gjendja e tij paraqitet e qëndrueshme dhe jashtë rrezikut për jetën. Rrethanat se si ka ndodhur ngjarja nuk dihen ende.

Njoftimi i policisë:

Shkodër/Informacion paraprak. Më datë 19.04.2022, rreth orës 22:00, në lagjen “Perash”, Shkodër, në rrethana ende të paqarta, është plagosur me armë zjarri në këmbë, shtetasi E. R., 28 vjeç, banues në lagjen “Partizani”, Shkodër, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Policisë me marrjen e njoftimit për të shtëna me armë zjarri, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, është rrethuar zona, janë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e territorit për të bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për fiksimin e çdo prove të mundshme, që do ti shërbejë hetimit për zbardhjen e ngjarjes.