Shkon gjithë qejf të “kullufisë” sufllaqen në Himarë, i ngec “patatja në fyt” kur paguan 41 mijë lekë

Siç dihet në plazh çmimet janë më të larta sesa në vendet e tjera, megjithatë për fat të keq në Shqipëri abuzohet shumë me këtë pjesë. I tillë është edhe rasti i disa të rinjve që gjenden me pushime në Himarë. Ata vendosën që ditën e sotme të konsumonin sufllaqe në një lokal në zonë. Por ngelën pa mend kur panë faturën. Çmimi i një sufllaqeje ishte 8500 lekë të vjetra. Ata ishin 4 persona, ku 4 sufllaqe plus 3 pije freskuese dhe një ujë u kushtuan plot 41 mijë lekë të vjetra.

Në vijim mesazhi i të rinjve:

Pershendetje Joq, shif ca behet ne Himare vlla, ja sa shko mëngjesi me 4 sufllaqe. Faleminderit.