Shmanget tragjedia, ky është roja bregdetare që shpëtoi nga mbytja në Spille çiftin e ri shqiptar

Një tragjedi është shmangur nga roja bregdetare në plazhin e Spillesë, i cili ka shpëtuar një çift të ri nga Elbasani.

Një 25 vjeçare dhe i fejuari i saj ishin future për t’u larë në det, por ryrmat e forta kanë bërë që ata të rrezikojnë mbytjen.

Fatmirësisht menjëherë te ata ka shkuar roja bregdetare Festim Sula, i cili i ka nxjerrë të sigurt në breg të detit, teksa raportohet se çifti ka qenë rreth 80 metra në largësi nga bregu i detit.