Shoferja me telefon në dorë përplas qytetarin tek vijat e bardha: Nuk ndaloi fare, iku!

Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e JOQ ALBANIA një drejtuese mjeti tip “Golf 5”, e cila e ka përplasur në vijat e bardha. Denoncimin, qytetari e ka bërë edhe në polici. Siç shihet edhe nga denoncimi, qytetari tregon, se shoferja ishte duke shkruar mesazh, kur drejtonte automjetin.

Ajo nuk e ka parë qytetrin dhe e ka përplasur. Ky i fundit e ka thërritur të ndalojë, por ajo ka vendosur që të largohet.

Sipas tij, ngjarja është kapur edhe nga kamerat e sigurisë.