SHOKUESE! 21-vjeçari shqiptar i jep fund jetës në Greqi duke u vetëvarur

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Pirgo në Greqi, ku një 21-vjeçar shqiptar i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur. Sipas TCH, bëhet fjalë për Qazim Dosti. Ky i fundit vendosi t’i japë fund jetës duke u vëtëvarur me një tel nga një pemë në afërsi të urës që lidh Pirgosin me Qeparisinë.

Raportohet se i riu, pak para se të kryente aktin ekstrem kishte komunikuar me motrën e tij duke i dërguar një fotografi në të cilën shfaqej ai me telin në qafë, ndërsa pas kësaj i kreu aktin.

Ka qenë një i afërm i tij ai që e ka parë fillimisht të riun të varur, ndërsa pas kësaj ka shkuar edhe ambulanca në vendngjarje, mirëpo ishte shumë vonë.

Ndër të tjera, thuhet se trupi i të riut është dërguar në morgun e Pirgos, ndërsa kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes së rëndë.