Shpërthen Alfred Cako: Pipero, shërbëtor i vockël i padronit Rama! Sallabanda, doktor leshi, diktator! Do të vaksinojë njerëzit me detyrim

Alfred Cako, opinionisti i mirënjohur për teoritë e tij konspiracioniste ka folur mbrëmjen e djeshme në Opinion për disa nga mjekët shqiptarë që u bënë të njohur në media pas konstatimeve të tyre publike gjatë periudhës së karantinës. Cako ka shënjestruar mjekët Pëllumb Pipero dhe Kita Sallabanda duke mos u kursyer aspak

“Doktori është një shërbëtor i vockël, nuk ia vlen të merrem fare, sepse punon me e-maile, padroni i tij është Edi Rama”, u shprek Cako për Piperon.

“Ky është një doktor leshi, po ta them unë. Një doktor që thotë “të vaksinohen njerëzit me detyrim” është doktor leshi, është diktator. Tani po të them, duan të vrasin rininë. Nuk mund ta lejojmë ne të vrasin rininë, bashkë me diktaturën botërore të vrasin shqiptarët. Edhe do ta kuptoni këtë në muajin shkurt dhe mars. Ata po thonë “çdo gjë do përmirësohet”, por ja ku jemi bashkë, çdo gjë do përkeqësohet. Do të ketë më shumë të vdekur nga vaksinat. Edhe ruajuni të pavaksinuar nga të vaksinuarit, sepse siç thotë doktor Coleman, “të gjithë të vaksinuarit janë një bombë për të pavaksinuarit”,-tha ai për Sallabandën.