Shpërthimi me tritol në Kamëz/ Lënda plasëse u vendos në një kancelari, pronare është një grua

Policia ka reaguar në lidhje me shpërthimin me tritol që ndodhi pas mesnate në Kamëz. Sipas bluve te Tiranës, lënda plasëse është vendosur në kancelarinë e një gruaje.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 07.05.2022, në Rrugën Teuta, Kamzë, rreth orës 00:25, eshte konstatuar zjarr në kancelarinë në pronësi të shtetases Xh. Gj., dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale.

Nga verifikimet paraprake dyshohet për hedhje/vendosje të ndonjë lënde plasëse.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.