Shqipëria i pranoi, fqinjët tanë dalin kundër: Ne nuk do t’i pranojmë afganët

Shumë shtete janë solidarizuar me popullin afgan teksa kanë pranuar t’i presin pas largimit nga vendi i tyre. Mes këtyre shteteve bën pjesë dhe Shqipëria dhe Kosova.

Por ka edhe nga ato shtete të cilët nuk duan të bëhen vende pritëse të afganëve. Greqia nuk dëshiron që të bëhet pikë hyrëse për afganët drejt Bashkimit Europian. Këtë e ka deklaruar Ministri për Emigrimin, Notis Mitarachi duke i kërkuar BE-së të reagojë.

Greqia ishte një prej vendeve në frontin e parë gjatë krizës së emigrimit në vitin 2015 ku rreth 1 milionë sirianë e irakenë zbarkuan në ishujt e tyre.

“Ne po e bëjmë të qartë se nuk duam dhe nuk mund të bëhemi porta hyrëse drejt Europës të refugjatëve dhe emigrantëve. Nuk duam sërish miliona refugjatë të shkojnë në Europë, sidomos përmes Greqisë” – u shpreh MItarachi në një intervistë për mediat.

Ministrat e jashtëm të BE-së do të zhvillojnë një takim ditën e sotme për të diskutuar rënien e Afganistanit në duart e Talebanëve.