Shqipëria në negociata me BE/ Kryetari i Bashkisë Dropull: Falenderoj qeverinë greke që na fiku zjarrin!

Fshati Dropull u përball sot dhe vazhdon ende të përballet me flakët që po kërcënojnë banesat e zonës. Pas ardhjes së dy helikopterëve nga Greqia, Kryetari i bashkisë së Dropull ka falenderuar shtetin fqinj, për ndihmën e dhënë në një situatë të tillë për të mundësuar shuarjen e flakëve nga ajri.

Në një prononcim për mediat, ai tha se në fillim u ndërhy vetëm me tre zjarrfikëse, e më pas u kërkua dhe ndihma nga Greqia.

Dhimitraq Toli tha:

Ne kemi marrë të gjitha masat. Kam një falënderim të veçantë për bashkinë Memaliaj, forcat zjarrfikëse të gjithë ata që na mbështetën në këtë situatë. Një falënderim të veçantë kam për qeverinë greke për mbështetjen me helikopter.