Shqiptarëve iu zbulohet shtëpia e barit në Spanjë me kamera dhe përgjues, brenda kishin rritur 1500 rrënjë

Garda Civile në Spanjë ka kryer një operacion për çmontimin e një plantacioni të kultivimit të kanabisit në një magazinë industriale në Caspe. Gjatë këtij operacioni policia ka arrestuar tre burra të moshës 33 deri në 23 vjeç pasi akuzohen për kultivim dhe prodhim droge dhe mashtrim me energjinë elektrike.

Gjatë kontrollit, policia gjeti në total 1500 bimë kanabis sativa si dhe të gjitha materialet e nevojshme për kultivimin e tyre. Sipas policisë, të tre personat kujdeseshin për kultivimin e kanabisit 24 orë në ditë, ndërsa kishin vendosur më parë përgjues, kamera sigurie, dhe kishin fshehur një automjet jashtë ‘shtëpisë së barit’ që të largoheshin menjëherë sapo të mbërrinte policia.

Të arrestuarit, dy me kombësi shqiptare dhe një maroken, akuzohen për grup kriminal, kultivim drogës dhe mashtrimit të energjisë elektrike.