




Një 49-vjeçar shqiptar ka pasur një debat të ashpër me gruan e tij 40-vjeçare në Greqi. Mësohet se ai e ka dhunuar atë shumë rëndë, derisa ajo humbi ndjenjat.
Pas përpjekjeve mbinjerëzore, 40-vjeçarja arriti të shpëtonte dhe doli në rrugë me plagë në të gjithë trupin . Fqinjët kanë njoftuar policinë dhe pak më vonë një ambulancë ka marrë gruan dhe e ka dërguar në spitalin e Kalkidës.
49-vjeçari u arrestua dhe pritet të dalë para drejtësisë.




