Shqiptari hyn në fushën e “Bernabeut” dhe mbështjell me flamurin kombëtar futbollistin Benzema

Reali i Madridit po luan aktualisht në “Santiago Bernabeu” ndaj Mançester Sitit në sfidën e dytë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, ku pritet të vendoset finalisti tjetër që do të përballet me Liverpulin në Paris. Aktualisht kanë përfunduar 90 minutat dhe ndeshja ka shkuar në shtesë.

Shqiptari hyn në fushën e “Bernabeut” dhe mbështjell me flamurin kombëtar futbollistin Benzema.

Siti po fitonte deri në minutën e 89 me rezultatin 1-0, por dy gola për dy minuta të Rodrigos përmbysën ndeshjen dhe e çuan atë në shtesë. Spektakli vijon ende…

REAL MADRID – MANÇESTER SITI 2-1

Rodrigo 89′ 91′ Mahrez 73′