Shqiptari i Kosovës porosit birrë në Vlorë, ndryshe çmimi në menu dhe ndryshe në faturë

Çmimet e larta kanë bërë që jugu i vendit të mos jetë si vite më parë në muajt e verës. Shezlonget i gjen bosh ndërsa hotelet kanë edhe dhoma pa rezervuar. Të vetmit që nuk e tradhëtojnë turizmin detar në Shqipëri janë shqiptarët e Kosovës. Ata vijnë dhe në një farë mënyre mbajnë gjallë turizmin.

Mirëpo edhe ata përballen me abuzime. Nuk janë të pakta rastet kur shqiptarët e Kosovës ankohen se paguajnë shumë më shumë kur kamarierët apo shitës të ndryshëm, marrin vesh që vijnë nga Kosova. I tillë është edhe rasti i një shqiptari të Kosovës, i cili ka shkuar në Vlorë dhe ka dashur të konsumojë një birrë.

Në menu ai e ka parë që birra ishte 300 lekë, ndërsa kur paguan faturën, e paguan birrën 350 lekë. Ai dyshon se ky ndryshim është bërë, pasi kamarieri e ka parë që ishte i Kosovës.