Shqiptari kapet në “shtëpi bari”: Erdha këtu sepse në Shqipëri jam në gjakmarrje!

I riu shqiptar Geraldo Xixi, është arrestuar së fundmi në Angli pasi është kapur në një shtëpi bari. Policia është futur me forcë në banesë, ndërkohë sipas asaj që raportojnë mediat britanike, i riu ishte ngjitur në tarracën e shtëpisë ku kultivohej kanabisi.

Ai vrapoi nëpër çatitë e shtëpive të tjera për rreth gjysmë ore derisa u arrestua.

Ndërkohë i riu ka deklaruar para gjykatës se familja e tij ishte përfshirë në “gjakmarrje” pasi babai kishte vrarë një person në qytetin e tij të lindjes në Shqipëri.

Sipas tij, ai ka hyrë ilegalisht në Britaninë e Madhe i ndihmuar nga një prej bandave shqiptare që merrej me shtëpitë e barit.