Shqiptari kapet për herë të dytë në shtëpi bari: Më thanë se do pastroja, por po ujis kanabis

Një 29-vjeçar shqiptar është dënuar me 3 vjet paraburgim pasi u kap duke u kujdesur për një shtëpi bari në Doncaster, Angli. Rruzhdi Raga, i cili ishte kapur dhe dënuar më parë për të njëjtën akuzë kur u arrestua më 13 korrik po kujdesej për 224 bimë kanabisi. Këto bimë ishin vendosur në dhoma të ndryshme me pajisje për rritje. Në momentin e arrestimit shqiptari kishte me vete 512 £ në para të gatshme dhe një telefon celular me dëshmi se prona ishte e banueshme dhe përdorej për kultivimin e kanabisit.

Raga pohoi në polici se ai kishte qenë në Bradford kur iu afruan njerëz dhe i ofruan punë pastrimi. Por pasi ata e morën e çuan në shtëpinë e barit që të ujiste kanabisin. Gjatë seancës avokati i shqiptarit tha:

Klienti im thotë se ai ka qenë në pronë për pesë ditë dhe gjatë asaj kohe ai është marrë me ujitjen e bimëve dy herë në ditë.
Ndërkohë kur ishte kapur më parë shqiptari pas përfundimit të dënimit duhet të deportohej në Shqipëri, por ai nuk e bëri këtë dhe nisi të merrej sërish me drogë.