Shqiptari martohet për letra me polaken: E dhunon barbarisht, merr dokumentat dhe ikën nga shtëpia

Një shtetase nga Polonia ka denoncuar së fundmi në redaksinë e JOQ ALBANIA, partnerin e saj shqiptar. Ajo tregon për JOQ se shqiptari, me të cilin ajo kishte dy vite që jetonte, e ka braktisur një ditë pasi mori letrat polake. Gjithashtu, ajo thekson se ai, gjithmonë ka ushtruar dhunë mbi të duke na dërguar edhe foto të plagëve që i ka shkaktuar.

Sipas saj, ajo ka bërë denoncimin në policinë polake, por shqiptari nuk është kapur. Gruaja thotë se policia i ka treguar se shqiptari ka marrë autobusin dhe ka ikur në Gjermani.

Shtetësja polake gjithashtu tregon se familja e shqiptarit kurrë nuk e ka dashur. Ajo ka dhe një fëmijë të vogël me shqiptarin dhe kjo ishte arsyeja që e kishte kaq të vështirë të ndaheshe nga ai.

Denoncimi i polakes:

Pershendetje, dua te denoncoj shqiptarin, i cili priti dy vite per dokumentat dhe letrat polake dhe me pas u largua. I mori të hënën dokumentat dhe të martën iku nga shtëpia duke marrë të gjitha gjërat e tij. pa i thënë asgjë gruas që flinte me djalin e saj të vogël në dhomën e gjumit. la gruan dhe djalin e vogël. vetë u largua pa thënë lamtumirë dhe bllokoi gruan kudo. shikoni se çfarë bëjnë shqiptarët për dokumentet evropiane. Po kaloj në ferr. Më ka dhunuar vazhdimisht. Shkova në stacion dhe mora vesh nga policia se ai mori autobusin për në Berlin. nga Berlini në Shqipëri.