Shqiptari vari veten në burg, familjarët: Do na mungojë buzëqeshja jote, na le plagë në zemër

Më herët raportuam se një shqiptar i ka dhënë fund jetës në burgun e Patrës në Greqi. Roland Sheqi është gjetur i varur në dushet e banjove të burgut dhe pavarërisht ndihmës së shokëve të qelisë nuk ka mundur të mbijetojë. Në lidhje me vdekjen e tij të papritur kanë reaguar edhe shumë familjarë e miq të tij. Në rrjetet sociale ata shprehen se Landi ishte njeri shumë i mirë dhe i qeshur dhe se do t’iu mungojë të gjithëve.

Ndërkohë shokët e tij të qelisë shprehen të shokuar nga kjo ngjarje e rëndë pasi përpjekjet e tyre për ta ringjallur nuk ia kanë vlejtur. Të gjithë janë pikëlluar nga vdekja e tij në këtë mënyrë pasi ai nuk kishte shfaqur asnjë shenjë depresioni ose stresi mes tyre.