Shtypi për vdekje grekun, shoferi shqiptar nuk kishte patentë, dalin pamje nga aksidenti tragjik

Shoferi shqiptari që shtypi për vdekje me makinë një 59-vjeçar në autostradën Selanik- Athinë ditën e djeshme nuk kishte leje drejtimi, raportojnë mediet greke sipas burimeve policore.

26-vjeçari shqiptar është arrestuar nën akuzën vrasje nga pakujdesia.

Ndërkohë protothema.gr ka publikuar pamjet nga aksidenti tragjik, me makinën e emigrantit shqiptar që është përplasur në barrierat mbrojtëse të autostradës.

Si ndodhi aksidenti fatal

59-vjeçari grek kishte ndaluar makinën në korsinë e emergjencës për të folur në telefon, por një tjetër makinë e ka përplasur duke e lënë të vdekur.

Sipas mediave greke 59-vjeçari ishte ndalur në korsinë e emergjencës për të folur në telefon, ndërkohë që makina e drejtuar nga n 26-vjeçari shqiptar i ka shkuar nga pas duke e përplasur, dhe ka lënë të vdekur të moshuarin.

Bashkë me viktimën në makinë ishte dhe bahskëshortja e tij, e cila për fat të mirë nuk ka marrë lëndime./abcnews.al/