Si ka mundesi,Fero n’burg me telefon brenda ai publikon fotografi (Foto)

Ditë më parë, Feros i është shqiptar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji nga Gjykata Themelore e Gjilanit.

Kjo vjen në sajë të një video-incizimi, ku dëshmohej se reperi gjilanas po ushtronte dhunë mbi një qytetar, i cili ndodhej në veturën e tij.E teksa ndodhet në paraburgim, një gjë e çuditshme ndodhi në llogarinë e tij zyrtare në Instagram.

Kjo pasi në profilin e tij u publikua një fotografi e reperit, ku shfaqej fytyra e tij.

Nuk dihet koha kur është realizuar kjo fotografi apo personi që e ka publikuar atë, megjithatë komentet që ka marrë nga ndjekësit kanë qenë të shumta.