Si ndodhi atentati në Milot: Autorët zbrazën mbi 100 plumba, gjendet një makinë e djegur në…

Ylli Ibrahimi dhe Klisman Preçi mbetën të plagosur rëndë mbrëmjen e sotme pas një atentati me armë zjarri në qytetin e Milotit.

Klisman Preçi u transportua me urgjencë drejt Traumës në Tiranë, por nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marra. Ndërsa Ibrahimi ka marrë dëmtime në brinjë dhe këmbë.Mësohet se 27-vjeçari Preçi dhe 46-vjeçari Ibrahimi ishin duke lëvizur me një fuoristradë tip “Land Rover” të blinduar, në momentin që kanë parkuar dhe janë afruar te sheshpushimi i një pallati.

Aty autorët kanë hapur zjarr duke qëlluar disa herë me brershëri duke zbrazur mbi 100 plumba.

Sakaq, mësohet se një makinë tip “Audi” që dyshohet se është përdorur nga autorët në këtë atentat, është gjetur e djegur në Borizanë.